Haxhinasto-Wen Jiabao, diskutojnë për investimet kineze

27/04/2012 00:00

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto
mori pjesë në Forumin Ekonomik që u mbajt në Varshavë më 26 prill 2012,
ku morën pjesë kryetarët e qeverive të vendeve të Evropës Qendrore dhe
Lindore.

Forumi ekonomik midis vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore u organizua nën patronazhin e kryeministrit polak Donald Tusk, ku mori pjesë edhe Kryeministri i Kinës, ëen Jiabao.

Gjatë punimeve të forumit ekonomik midis vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore dhe Kinës, që mbajt në Varshavë, Zv.Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme z. Haxhinasto pati një takim bilateral me kryeministrin e Kinës, ëen Jiabao, ku u diskutua për marrëdhëniet dypalëshe, me fokus në rritjen e konkretizimin e bashkëpunimit ekonomik dhe shkëmbimeve tregtare.

Në takim u diskutua mbi mundësitë dhe rrugët konkrete për forcimin e bashkëpunimit ekonomik midis vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore me Kinën.

Duke vlerësuar marrëdhëniet midis dy vendeve, të cilat janë në nivel shumë të mirë, Haxhinasto nënvizoi se duhet të gjenden rrugët se si projektet e sotme, të kthehen në realitet në një kohë sa me të shkurtër.
Kryeministri kinez ëen Jiabao u shpreh se është parësore që bashkëpunimi ekonomik të zhvillohet më tej në fusha të tilla si: infrastruktura, hidrocentralet, portet, apo zonat industriale. Në drejtim të bashkëpunimit në fushën e arsimit, ai tha se vlerëson përpjekjet e Shqipërisë për përhapjen e kulturës dhe gjuhës kineze dhe hapjen e shkollës së Konfucit në Shqipëri.

Top Channel