Vazhdon telenovela e këshillit të Qarkut të Fierit, i cili funksionon i ndare në dy pjesë, duke zhvilluar njëkohesisht edhe dy mbledhje paralele.
Këshilltarët e majtë e zhvilluan mbledhjen në sallën përkatëse ndërsa ata të djathte në ambientet e një hoteli privat.
Sipas ligjit, mbledhja zhvillohet vetëm në kushtet kur në sallë janë më shumë se 50 përqind e këshilltarëve, ndërkohë që edhe në këtë pikë dy grupimet kanë pasur qëndrime të ndryshme.
Kreu i grupimit të majtë, Vangjel Ndreka ka theksuar se në mbledhjen e tyre marrin pjese 54 këshilltarë që do të thotë shumica e anëtarëve të këshillit të qarkut. Ndërkohë, që mbledhjen paralele të të djathteve ai e ka quajtur të jashtëligjshme .
”Kjo është një mbledhje e sabotuar nga maxhoranca, që ka plotësuar numrin me njerëz nga jashtë. Ata vazhdojnë të bojkotojnë procesin përsa i përket veprimeve që prej formimit të këshillit. Mbledhja e vetme e ligjshme është kjo që po bëhet këtu, në shesh të burrakeve dhe jo ajo në atë një hotel privat”, deklaroi Vangjel Ndreka, kryetar i qarkut të të majtëve.
Kreu i grupimit të djathtë, Artur Shehu, në të njëjtën kohë ka konfirmuar pjesëmarrjen në mbledhjen e të djathtëve të 49 këshilltarëve.
”Pas pezullimit të pesë anëtarëve të këshillit të Qarkut, anëtarë të mazhorancës të Fierit dhe dy të Divjakës, kemi 49 këshilltarë dhe jemi në pritje të një tjetri, zotit Kapllanaj, i cilië është duke ardhur”, deklaroi njëkohësisht Artur Shehu, kreytar i të djathtëve të qarkut.
Edhe më ironik mbetet fakti se nëse llogariten apo mblidhet numri i këshilltareve të deklaruar nga dy kryetaret, ai shkon në 103, kur këshilli i Qarkut Fier ka vetëm 96 të tillë.
Top Channel