Berisha niset në SHBA, do takohet më Clinton

24/04/2012 00:00

Kryeministri Sali Berisha u nis të martën për në Shtetet e Bashkuara të
Amerikës, ku do të zhvillojë takime të nivelit të lartë në Departamentin
e Shtetit dhe në Kongres në ëashington DC, si dhe takime e aktivitete
në New York.

Shefi i qeverisë do të takohet me Sekretaren e Shtetit zonjën Hillary Clinton dhe në përfundim pritet një konferencë e përbashkët për median.

 Kryeministri do të takohet me Kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve, i cili është dhe njëkohësisht kreu i Kongresit të SHBA, zotin John Boehner.

Gjatë qëndrimit në SHBA, Kryeministri Berisha është i ftuar në ceremoninë e prezantimit të filmit dokumentar “Besa”, me producente Johanna Neumann, në Holocaust Memorial Museum, në ëashington DC.  

Një moment të veçantë në axhendën e Kryeministrit është pjesëmarrja si i ftuar nderi në kremtimin e 100 vjetorit të themelimit të Federatës “Vatra”, në Neë York. Me këtë rast, do të zhvillohet konferenca shkencore “Federata Pan-shqiptare e Amerikës ”VATRA, 100 Vjet në shërbim të kombit”, ku do të mbajnë kumtesa studiues e akademikë shqiptarë. Kryeministri Berisha do t’i drejtohet Konferencës me një fjalë.

 

Top Channel