Berat, nis vaksinimi i bagëtive

24/04/2012 00:00

Rastet e shfaqura me sëmundjen e brucelozës në qarkun e Beratit kane bërë që Shërbimi Veterinar në bashkëpunim me Drejtorinë e Bujqësisë dhe Ministrinë e Bujqësisë, të ndërrmarre një fushatë vaksinimi për bagëtite të imta në rang qarku.

Në kuadër të programit PAZA me financim të Bashkimit Europian, aksioni ka filluar paraditen e së martës në fshatin Fushë–Peshtan ku i pranishëm ka qenë edhe zëvendësministri i Bujqësisë, Tokli Thomai.

Zv/ministri Thomai,  ka vlerësuar si shumë vital sektorin e blegtorisë për ekonominë e vendit, ndërsa ka veçuar se bëhet fjalë për një model të ri europian në këtë fushatë vaksinimi.
 
Drejtori i Bujqësisë në Berat, Pirro Bica, tha se në Qarkun Beratit janë matrikuluar 25 mijë krerë bagëti dhe janë vaksinuar rreth 200 mijë krerë.

Top Channel