Ndërtimi i rrugës Tiranë-Elbasan

23/04/2012 00:00

Kryeministri Sali Berisha e ka përfshirë në axhendën e 100-vjetorit të
pavarësisë së Shqipërisë inaugurimin e nisjes së punimeve për segmentet rrugore të autostradës
Tiranë-Elbasan, segmente që lidhen nëpërmjet tunelit të Krrabës.

Kjo rruge e re shkurton me 31 kilometra distancen mes Tiranes dhe Elbasanit, por per kryeministrin Berisha kjo eshte vepra me e rendesishme e infrastruktures shqiptare, pasi, eshte jo vetem nje nyje nevralgjike ne sistemin rrugor shqiptar, por edhe pjese e Korridorit 8.

“Kjo rrugë bashkon Elbasanin me Tiranën dhe krijon një nga tregjet me te mëdha në mbarë rajonin tonë. Kjo rrugë afron me kryeqytetin, një nga zonat më prodhuese të Shqipërisë, siç është Korça. Kjo rrugë shkurton me një orë distancën mes Tiranës dhe Shkupit”, u shpreh Berisha.

Kryeministri Berisha e cilesoi kete periudhe, si pranveren e ndertimit te infratruktures se vendit dhe paralajmeroi nisjen se shpejti te punimeve Qukes-Qafe Plloce, qe konsiderohet si zgjatim drejt Korçes i autostrades ne ndertim Tirane-Elbasan. Per kryeministrin Berisha nisja brenda ketij viti edhe e tunelit ne Qafe Murrize per Rrugen e Arbrit dhe rreth 1200 kilometra te tjera ne infrastrukturen rrugore dhe disa projekteve te tjera publike, eshte deshmi e ekonomise ne zhvillim.

“Eshtë dëshmi e kristaltë e performancës ekonomike të Shqipërisë, e forcës ekonomike të këtij vendi, si dhe përgënjeshtrimi më i shkëlqyer i lotëve të krokodilit, që kollagjerët e zhvillimit derdhin çdo ditë”, tha Berisha.

Ne nisjen e ndertimit te autostrades Tirane-Elbasan, kryeministri Berisha, duke kujtuar voten kunder te Partise Socialiste ne Parlament, kur u miratua buxheti, i beri opozites nje ftese: “Unë ftoj opozitën, në një vizitë kolektive tek rruga dhe tuneli, si një akt pendese. Të gabosh është njerëzore, të mos korrigjohesh është marrëzi”.
 

Kreu i qeverise beson se tuneli do te mbaroje brenda ketij viti, ndersa per gjithe rrugen ai dha nje afat tjeter, qe perkon me hapjen e fushates elektorale vitin e ardhshem. “Ky tunel do te mbahet mend, ne shekuj e mijevjecare, si tuneli i 100-vjetorit te Pavaresise. Shpreh bindjen se se bashku, me 1 maj te vitit 2013 do te nisim udhetimin te Kulla e Sahatit dhe do e sosim te Kalaja e Elbasanit”.

Top Channel