Programi i strehimit, Ibrahimaj: Për çifte reja kredi e butë për apartamente deri në 200 mijë euro, kredi me 0% interes për…
Ministri i Financave, Ridvan Bode ka pranuar se ekonomisë shqiptare i kanë dalë një sërë problemesh përpara.
Në një intervistë për VOA, Bode ka pranuar se Shqipëria po ndjen efektet e krizës financiare globale, të cilën qeveria deri dje thoshte se vendi nuk e kishte hasur.
“Janë zvogëluar ritmet e zhvillimit të vendit, edhe pse Shqipëria nuk u përfshi në mënyrë direkte nga kriza financiare”, ka deklaruar Bode.
Një tjetër problem me të cilin po ndeshet shteti shqiptar, sipas Bodes, është çështja e borxhit, të cilën ai e ka konsideruar si një prioritet për qeverinë.
“Qeveria po bën përpjekje për të reduktuar nivelin e borxhit. Borxhi publik prej 58.7 për qind është relativisht i lartë krahasuar me vendet e tjera të rajonit”, ka thënë më tej Bode.
Top Channel