Tiranë, betonierja përplas për vdekje qytetarin

18/04/2012 00:00

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi u regjistrua rreth orës 16:30 minuta në kryeqytet.

Aksidenti ndodhi në Unazën e Re, pranë vendit të quajtur “pallati me shigjeta”. Dëshmitarë okularë pohuan se një automjet i tonazheve të rënda, (betoniere), përplasi tragjikisht një udhëtar me biçikletë.

Përplasja ka qenë fatale dhe udhëtari ka gjetur vdekjen e menjëherëshme. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet paraprake për zbardhjen e plotë të saj.

Po punohet për identifikimin e viktimës si dhe kapjen e autorit të përplasjes që është larguar menjëherë pas ngjarjes.

Top Channel