Pastrimi i municioneve në det

18/04/2012 08:50

Në bazën ushtarake të Pashalimanit do nisë operacioni për pastrimin e hapësirës detare nga municionet e shumta që ndodhen nën det.

Në ceremoninë e mbajtur me këtë rast ka marrë pjesë zv/shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Sandër Lleshi, i cili ka bërë një takim me forcat detare që do të jenë aplikuese të projektit, e konkretisht forca shqiptare, kosovare, maqedonase e hollandeze.

Polumbarë e efektivë të këtyre forcave do të angazhohen në projektin për pastrimin e thellësive detare në bregdetin e Vlorës, e veçanërisht në zonën e Karaburunit.

Sipas ushtarakëve të lartë në thellësi të detit Jon, gjenden ende municione të Luftës së Parë e Dytë Botërore, të cilat janë ende të pashpërthyera duke përbërë kështu rrezik për ndotjen e hapësirave tona detare.
 

Top Channel