Lushnje, kontroll kamionëve me skrap

18/04/2012 09:10

Policia e Lushnjes në bashkëpunim me hetimin tatimor Fier dhe njësinë Task Force të krimit ekonomik ka ndërmarrë një aksion për kontrollin e kamionëve që transportojnë skrap.

Aksioni dhe kontrollet po vijojnë prej disa ditësh dhe kanë si qëllim kontrollin e automjeteve të rënda që transportojnë skrap për të parë dokumentacionin dhe origjinën e mallit.

Policia ka ngritur dy postoblloqe në aksin Lushnje-Rrogozhinë të cilët ndalojnë çdo mjet që ka hekurishte. Sipas drejtuesve të aksionit, deri tani janë bllokuar 4 kamionë me skrap. Bllokimi është bërë pasi asnjë prej këtyre mjetesh nuk ka patur asnjë lloj dokumentacioni se ku është marrë ky material dhe personat që e posedonin nuk kanë patur asnjë lloj autorizimi për tregtimin e skrapit.

Për personat që posedonin këtë ngarkesë Policia e Lushnjes nisi hetimet ndërsa për ato kamionë të cilët kishin leje për tregtim skrapi, por kishin mungesa në dokumetacione u morën masa e gjobës nga hetimi tatimor.

Top Channel