Lushnjë, automjetet shkatërrohen me djegie

18/04/2012 00:00

Një pikë e grumbullimit dhe përpunimit të skrapit në rrethin e Lushnjës është një ndotës serioz i ambientit.

Në një pikë shkatërrohen automjetet e dala jashtë përdorimit dhe kjo gjë bëhet me anë të djegies. Kjo pike ndodhet ne aksin Rrogozhinë-Lushnjë dhe djegia bëhet gjatë ditës dhe nën vëzhgimin e dhjetëra mijë kalimtarëve në aksin nacional, përfshi edhe zyrtarë të lartë të qeverisë që këto ditë janë angazhuar në takime sensibilizimi për mbrojtjen e mjedisit.

Djegia e automjeteve si proces realizohet per te ulur koston e shperberjes se tyre dhe ndarjes nga pjeset plastike. Shtellungat e medha te tymit mbulojne gjithe territorin ne kete zone dhe gjithcka ndodh jo me shume se 50 metra larg rruges nacionale.

Automjetet pas djegies shkaterrohen per t’u shitur per skrap ne furnaltat e shkrirjes. Numri automjeteve qe po dalin nga qarkullimi se fundmi eshte rritur ndjeshem per shkak te ngarkeses fiskale te rritur ndaj tyre. Automjetet me pas shiten nga pronaret e tyre ne pikat e grumbullimit te skrapit e ne Lushnje i shkaterrojne me ane te djegies.

Fushë-Krujë, vijon djegia e plastikës

Pavaresisht kontrolleve, penalizimeve dhe ndjekjeve penale djegia e plastikes ne furrat ilegale te prodhimit te gelqeres në Krujë e Fushe-Kruje, vijon.

Ne fshatin Halil aty ky jane depozituar mbeturinat e bashkise se Fushe-krujes pervec tymit te plehrave qe digjen çdo dite, shtohen edhe tymi i zi i furrave te gelqeres, te cilat perdorin ne mase te madhe goma automjetesh apo mbeturina plastike per te prodhuar gelqere.

Kjo eshte nje nga furrat qe funksionon fare prane rruges nacionale, ne nje kohe kur te gjithe flasin per mbrojtje te mjedisit.

Disa here jane realizuar aksione nga Inspektoriati Ndertimor, apo Ministria e Mjedisit. Disa nga pronaret e ketyre furrave jane paditur edhe ne prokurori dhe gjykata ndaj tyre ka dhene denime me gjoba, por fenomeni vijon te ndodhe qe tregon se puna e institucioneve shteterore eshte e manget.

 

Top Channel