Topalli në Japoni, viziton Sendain

17/04/2012 17:30

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, e ka nisur vizitën e saj zyrtare në Japoni, me një qëndrim në Sendai, qytet i cili në marsin e një viti më parë u godit nga një tërmet dhe cunami, që shkaktuan humbjen e mbi 200 mijë personave.

Ne takimin me perfaqesuesit me te larte te zones se goditur, zevendesgurvernatori, Masahiro ëako i shprehu zonjes Topalli mirënjohjen e qytetit të tij për mbështetjen e treguar nga Shqipëria në atë moment të vështirë për popullin japonez. Duke vlerësuar se kjo vizitë do të ketë një impakt në marrëdhëniet mes dy vendeve, kryetarja e Kuvendit tha se Shqipëria është një vend i vogël, por me një pozicion strategjik dhe një faktor i rëndësishëm për paqen dhe stabilitetin në Ballkan.

Edhe në takimin me Kryetaren e Bashkisë së Sendait, Emiko Okujama, Kryetarja e Kuvendit shprehu solidaritetin për atë çka ndodhi një vit më parë. Më pas, Kryetarja e Kuvendit vizitoi edhe zonën e dëmtuar nga tërmeti i 11 Marsit të vitit 2011, në Higashi Matsushima, ku ritheksoi se autoritetet por dhe vete njerëzit me një punë të palodhur kanë bërë që zona t’i kthehet normalitetit. Në ditën e dytë të vizitës zyrtare, Kryetarja e Kuvendit do të jetë në Tokio, ku do të pritet nga homologu i saj japonez dhe autoritete me te larta te jetes parlamentare.

Top Channel