Miratohet Ligji për Akcizën

16/04/2012 00:00

Pavarësisht kundërshtimeve të forta të biznesit, Komisioni Parlamentar i
Ekonomisë miratoi me votat e shumicës ligjin e ri të akcizave, me disa
ndryshime. 

Ne draft eshte ndryshuar qe garancia e akcizës nuk do të jetë më e detyrueshme në masën 100 për qind të vlerës së produktit, por mund të jetë edhe më e vogël në vlerë nëse administrate doganore e shikon të arsyeshme.

Ndërsa ndryshimi i dytë ka të bëjë me faktin se garancia nuk do të kërkohet detyrimisht për të gjitha bizneset prodhuese, por vetëm për ato që konsiderohen me risk të lartë, sipas kritereve që do të përcaktohen me akt nënligjor nga qeveria.

Por keto ndryshime rritin dozen e subjektivizimit pasi mbetet në dorë të administratës dhe qeverisë,  percaktimi i mases se garancise financiare për produket me akcizë.

Top Channel