Korçë, 40 fëmijë në pediatri prej virozave

16/04/2012 00:00

Moti i paqëndrueshëm dhe luhatjet e temperaturave kanë bërë që pranë
pediatrisë së Korcës të shtohen së shumti rastet e vizitave.

Sipas mjekëve stina e pranverës ka ndikuar tek të gjitha grupmoshat e fëmijëve duke u shkaktuar atyre simptoma të ndryshme por që kryesisht mund të trajtohen në kushte shtëpie.

Edhe pse numri i vizitave nuk është i lartë, sërish nga mjekët bëhen thirrje për më tepër kujdes sidomos përsa i takon veshjes së fëmijëve dhe orarit kur ata mbahen në ambjentet jashtë shtëpisë.

Sipas të dhënave pranë spitalit të pediatrisë cdo ditë vizitohen 30-40 fëmijë të grupmoshave të ndryshme. Më e prekur nga shqetësimet stinore sipas mjekëve është grupmosha 1-5 vjeç, ndaj të cilës edhe prindërit duhet të jenë më të kujdesshëm.

Top Channel