Berisha-Necas: Të shpëtojmë CEZ-in

16/04/2012 00:00

Vizita në Tiranë e kryeministrit çek Peter Necas ishte një rast që dy
shefat e qeverive të vlerësonin, si të shkëlqyera marrëdhëniet mes dy
vendeve.

Kjo marrëdhenie duket se nuk është cënuar nga problemet që kompania publike çeke CEZ, e cila privatizoi Sistemin e Shpërndarjes së Energjisë në Shqipëri ka patur gjate muajve te fundit me palën shqiptare.

Ne takimin mes dy kryeministrave kjo ka qene nje nga temat e bisedimeve. Te pyetur nga Top Channel, të dy kryeministrat pranuan problemet me CEZ-in, por si kryeministri cek dhe kryeministri shqiptar, ishin optimiste per zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, që kanë të bëjnë kryesisht me borxhet që shteti shqiptar i ka CEZ-it dhe vete CEZ-i ka KESH-it.

“Dua te theksoj vullnetin tone qe investimi i CEZ-it te jete nje investim i suksesshem. Kryeministri Berisha më siguroi se edhe pala shqiptare ka interes qe ky proces te jete i suksesshem. Ne kemi marre parasysh qe ne kete proces ka patur shume mosmarreveshje, por shpresojme dhe besojme se keto mosmarreveshje do te zgjidhen. Besoj se zgjidhja e kesaj situate dhe e ketij problemi me CEZ-in ketu, do te jete dhe nje sinjal i mire edhe per kompani te tjera europiane, te cilat duan te shohin ketu suksesin e investimeve te huaja. CEZ eshte nje nga 5 kompanite me te medha energjitike te Europes, prandaj duhet qe ky model te jete nje model i suksesshem. Zoti Berisha me siguroi qe pala shqiptare do te beje çmos qe ky problem do te zgjidhet dhe u angazhuam se do ta zgjidhim ate”, tha Necas.

“Problematika lidhur me CEZ, marredheniet komplekse me faktore te tjere ne Shqiperi, jane trajtuar nga te dyja palet gjeresisht gjate kesaj periudhe dhe besoj se po shkohet drejt zgjidhjes se problemeve dhe dhenies se pergjigjes me te mre per problemet e krijuara. Une e garantova kryeministrin se ne jemi te interesuar plotesisht per suksesin e CEZ-it dhe ramë dakord të bashkëpunojme, për te arritur nje histori suksesi ne interesin me te mire te konsumatoreve shqiptare, ne interesin me te mire te korporates CEZ ne Shqiperi”, tha Berisha.

Shqiperia ka te lidhur me Çekine edhe momentin e dorezimit te kerkeses per marrjen e statusit te vendit kandidat ne prill te 2009-es. Por, megjithese kane kaluar 3 vjet nga aplikimi, kryeministri çek ishte optimist per shanset qe Shqiperia ka per te marre gjate ketij viti statusin. E rendesishme, sipas kryeministrit te Çekise eshte zhvillimi pozitiv i muajve te fundit, kur mazhoranca dhe opozita po punojne se bashku per permbushjen e 12 rekomandimeve te Bashkimit Europian.

Naço: CEZ do shlyejë 40 milionë euro

Ministri i Energjetikës, Nasip Naço tha se qeveria shqiptare dhe ajo çeke kanë rënë dakord që të zgjidhin krizën e CEZ brenda ligjeve dhe kushteve të përcaktuara në deklaratën rregullatore.

Ministri i Ekonomisë tha se vendimi i qeverisë që detyron CEZ-in të shlyejë borxhin prej 40 milionë eurosh ndaj KESH qëndron në fuqi. Sipas tij, bordi i CEZ në Pragë ka marrë vendim për ta shlyer këtë borxh brenda pak ditësh.

Zoti Naço i bëri këto deklarata pas forumit të biznesit Shqipëri-Çeki, ku ishin të pranishëm kryeministrat e dy vendeve dhe antarë të të dy qeverive.

Gjatë forumit, dy kryeministrat u shprehën të gatshëm për të rritur bashkëpunimin ekonomik midis dy vendeve dhe në fund përfaqësuesit e Ministrisë së Ekonomisë shqiptare dhe asaj çeke nënshkruan dhe një marrëveshje bashkëpunimi.

Berisha: Zhvillimet në Parlament, mëse normale 

Kryeministri Sali Berisha deklaroi se zhvillimet e fundit në Parlamentin
shqiptar ishin mëse normale dhe se opozita kreu taktikën e saj politike
gjatë procesit të zgjedhjes së anëtarit të ri të Këshillit të Lartë të
Drejtësisë.

“Unë i konsideroj zhvillimet në Parlament, si më normalet. Për një post u paraqitën dy kandidatura dhe unë kam vecse respekt për opozitën që paraqiti kandidaturën e vet. Opozita ka të drejtat e taktikave të veta politike dhe kërkoi që të mos viheshin firma në fletët e votimit, sepse kishte frike se mos viheshin shenja. Për të shmangur cdo obsesion ndaj shenjave ju referuam butonit, me votim të fshehtë. Opozita taktikoi dhe mori vendimin e vet, gjë që është krejt normale”, tha Berisha.

Shefi i qeverisë e konsideroi atë çfarë ndodhi në parlament, si një furtunë në një gotë uji.

Takimi Topi-Necas

Në kuadër të vizitës zyrtare në Shqipëri, kryeministri çek, Peter Necas dhe delegacioni që e shoqëronte, u prit në Presidencë nga Presidenti i Republikës, Bamir Topi.

Kryeministri Necas dhe Presidenti Topi vlerësuan marrëdhëniet e ngushta mes Republikës Çeke dhe Shqipërisë. Presidenti Topi vuri theksin tek rritja e bashkëpunimit mes dy vendeve në fusha me inters reciprok në ekonomi dhe tregti, si dhe interesimin për vendosjen e një linje direkte fluturimi që do të lidhte Tiranën me Pragën në çelje të sezonit turistik.

Nga ana e tij, kryeministri çek, Necas shprehu mbështetjen e vendit të tij në rrugën e Shqipërisë drejt proceseve integruese në Bashkimin Europian si dhe vlerësoi rolin e vendit tonë në rajon si një faktor paqeje.

Top Channel