Gërmohet rruga e sapoasfaltuar

14/04/2012 21:40

Janë shtatë pika në aksin e rrugës Shkodër-Hani i Hotit që ka kushtuar mbi 25 milionë euro që kanë nisur gërmimet pasi rruga është ndërtuar.

Shtrati rrugës së re është çarë se bashku me asfaltin për të futur tubat e shkarkimit të ujërave mbitokësore. Arsyeja e këtij veprimi absurd nuk shpjegohet, por gërmimet kanë krijuar një situatë të rrezikshme në këtë rrugë vecanërisht për drejtuesit e mjeteve që nuk e dinë se rruga është gërmuar sërish sapo është shtruar me asfalt.

Në rrugë është ndërhyrë dhe nga banorët e zonës ku bizneset apo shtëpitë kanë carë rrugën  nga njëri krah në tjetrin për të kaluar  tuba uji apo linja elektrike.

Puna për ndërtimin e kësaj rruge ka nisur më 17 dhjetor të vitit 2009, afati përfundimit ka qenë në vitin 2010, por ky afat është shtyrë disa herë dhe ende sot kjo  rrugë nuk ka përfunduar plotësisht së ndërtuari.

Ky investim është bërë i mundur nga një ndihmë kredie të qeverisë italiane në bashkëpunim me qeverinë shqiptare që kap shifrën e 25 milionë euro.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA