Dita e Shëndetit, specialistët: Më shumë kujdes

07/04/2012 00:00

Duhet ndryshuar raporti i shoqërise me të moshuarit.Ky është mesazhi i
ministrit të Shëndetësisë Petrit Vasili  në Ditën Botërore të Shëndetit.

Sipas statistikave Shqiperia ka tashmë një zgjatje mesatare të jetës, për meshkujt në 72.1 vjet dhe për femrat në 78.6 vjet, por ndërkohë është shtuar dhe problematika në lidhje me moshën e tretë.

“Kemi të bëjmë me një fenomen shumë pozitiv, të rritjes së vazhdueshme të jetëgjatësisë, kudo në botë, por në mënyrë të dukshme edhe në Shqipëri. Cështjet e moshës së tretë janë problematike tepër komplekse, janë jo vetëm problematika shëndetësore, janë edhe sociale janë edhe të integrimit dhe të krijimit të raporteve të reja psiko-sociale për moshën e tretë. Problematika e re që ka sot gjithë bota dhe globi është ndërtimi i raportit të ri të shoqërisë dhe moshimit. Raportimi i moshimit me shoqërinë duhet të ndryshojë rrënjësisht”, tha ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili.

Në Ditën Botërore të Shendetit, specialistët bejne apel per me shume kujdes per nje shendet te mire. Ata rekomandojne te konsumohen me shume fruta dhe perime, konsumim i shpeshtë i ujit, shëtitje të paktën 30 minuta në ditë, aspak duhan dhe alkool i kontrolluar.

Te moshuarit sipas specialistëve kanë nevoje per ushqyerje me pak kalori per te mbajtur ne gjendje te mire shendetin e tyre. Sipas Vasilit, prioriteti i Ministrisë së Shëndetësisë eshte trajnimi i mjekëve te familjes per te njohur sa me mire problemet shendetësore te moshes se trete.

Top Channel