Është përkujtuar në Durrës 73-vjetori i rezistencës ndaj pushtimit italian.

Kreret e pushtetit vendor dhe të forcave politike kanë bërë homazhe pranë bustit të heroit Mujo Ulqinaku, ku kanë vendosur edhe kurora me lule.

Kreu i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako hapi ceremoninë përkujtimore duke theksuar se liria u arrit me gjak e me sakrifica.

Në ceremoni u shpreh respekti dhe mirënjohja për banorët e Durrësit që u angazhuan në këtë luftë të rëndësishme të popullit tonë dhe që sakrifikuan deri jetën e tyre për lirinë e vendit.

Top Channel