Faturistët, hetimet drejt fundit

06/04/2012 00:00

Njësia task forcë në Prokurorinë e Tiranës ka zbardhur mekanizmin se si
mjaft faturistë nën hetim per shpërdorim detyre dhe falsifikim
dokumentash dyshohet se kanë vjedhur qytetarët duke manipuluar faturat e
energjisë elektrike.

Nje burim nga grupi i hetimit tha per Top Channel se në të paktën 10 mijë raste rezulton se faturistët kanë falsifikuar rrethanat e faktit, duke pasqyruar në faturë se energjia ishte ndërprerë për shkak të kamatvonesave dhe më pas këta qytetarë gjobiteshin në një kohë që fakti nuk egzistonte.

Te njejta burime pohuan se kjo menyre vjedhjeje eshte aplikuar nga te gjithe faturistet qe jane nen hetim nga sektori kunder krimit ekonomiko-financiar prane Prokurorise se Tiranes. “Ne kemi perfunduar marrjen ne pyetje te ketyre faturisteve te punesuar prane CEZ dhe se shpejti disa prej tyre do te merren te pandehur per vepren penale vjedhje per shkak te detyres”, tha nje burim i Top Channel.

Nderkohe jane pyetur edhe disa drejtore prane kompanise CEZ, të cilët kanë dhënë versionin e tyre per kete mekanizem. Por grupi i hetimit nuk dha detaje nese ne kete pike do te kete apo jo te pandehur per zyrtare te ketij niveli perveç faturisteve.

Hetimet per super dosjen ndaj CEZ nisen pas qindra ankesave te qytetareve qe denoncuan per fatura teper te larte, si dhe nje dosjeje te dorezuar nga policia e kryeqytetit ne prokurori. Aktualisht jane nen verifikim dhjetëra dokumenta te sekuestruara prane kompanise ceke mes, te cilave edhe vendime te dhena nga bordi i kesaj kompanie.

Mes dosjeve te bllokuara prane kompanise ndodhen faturat e depozituara nga qytetaret qe pretendojne se jane demtuar, regjistrat e faturimeve dhe denoncimet e qytetareve per nderprerje te padrejte te energjise elektrike ne nje kohe qe ata nuk rezutojne me detyrime ndaj kompanise.

Nderkohe nje grup tjeter hetimor ka nen verifikim nje kallzim te kryer ne fund te vitit 2011 nga nje qytetar, i cili shpjegon mekanizmin e perdorur, sipas tij nga CEZ duke i shkaktuar, po sipas tij jo vetem qytetareve por dhe shetit nje dem ekonomik.

Pjesetaret e grupit hetimor thane per Top Channel se ‘duke qene se ky qytetar nuk po gjendet eshte kerkuar ndihma e policise se Tiranes qe te kryhet identifikimi i tij pasi emri i dhene prej tij nuk rezulton te ekzistoje ne rrjetin TIMS’. “Ne dyshojme, – thane pjesetare te grupit te hetimit, – qe ky shtetas kur ka kryer kallëzimin ka dhene nje identitet te rreme dhe ka mundesi qe ai te jete nje ish-punonjes prane kesaj kompanie per shkak te menyres se detajuar sipas te ciles ka kryer kallëzimin”. Aktualisht menyrat e denoncuara ne kete kallëzim jane nen hetim dhe po verifikohen edhe pse vete kompania CEZ ka deklaruar me heret per Top Channel, se ky denoncim eshte spekulim, duke rrezuar denoncimin e ketij qytetari anonim edhe per Prokurorine.

Top Channel