Një punonjës i kompanisë “Aleat” është arrestuar në Vlorë me akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe falsifikimit.

Rinald Lefter Kapo, 25 vjeç, banues në Vlorë, me profesion operator pranimi i kompanisë së prodhimit të pasaportave “Aleat”, në Komunën Shushicë fshati Llakatund, dyshohet se ka proceduar në aplikimin për pajisje me pasaportë të një shtetasi të shpallur në kërkim me të dhëna të rreme të cilat i përkasin një shtetasi tjetër.

Shtetas nga Kosova dhe kriminelët blejnë emrin për një pasaportë

Kosovarët qëndrojnë në vend të parë në falsifikimin e pasaportave biometrike shqiptare, duke blerë identitetin e një shtetasi shqiptar.

Pas tyre vijnë personat që kanë probleme me drejtësinë, si dhe të kërkuarit.

Gjatë një interviste dhënë për Top Channel pak ditë më parë, kryekomisar Idajet Faskaj, specialist në Sektorin Kundër Krimit Ekonomiko-Financiar në Policinë e Shtetit, deklaron se ne vetvete pasaporta si dokument nuk falsifikohet, por persona te caktuar marrin identitetin e nje personi tjeter dhe aplikojne me keto te dhena. Jane te pakten 200 raste te zbuluara, qe kur u hodh ne qarkullim pasaporta e re.

“Faktikisht është situatë
shqetësuese, por me masat e marra është ulur ndjeshëm mënyra e aplikimit
dhe me filtrat e vënë për të identifikuar personin, është arritur që të
reduktohet tendenca për të prodhuar pasaporta në këtë mënyrë. Vetë rasti i fundit i Tiranës,
ka të bëjë me këtë filtër që u vu, me vënien në eficensë të punonjësve
të policisë së rendit. Shtetasit kosovarë kanë patur një tendencë për
t’u pajisur me pasaportë biometrike, madje në raste qe ne kemi hetuar
kemi konstatuar edhe pagesa të ndryshme nga sekserët”, tha Faskaj.

 

Top Channel