“TID po na lë pa shtëpi”/ Projekti në qendrën historike të Durrësit, banorët akuzojnë për mungesë transparence Qeveria është në një gjendje të rënduar financiare, aq sa thesari i shtetit ka pezulluar pagesat për një sërë shpenzimesh.
Vonesa ka në pagesat për sherbime dhe dietat e administrates publike brenda apo jashte vendit, por edhe për faturat e investimeve publike.
Top Channel ka mesuar se ky bllokim i pagesave ka nisur qe prej 1 Marsit. Ndonëse pa ndonjë urdhër zyrtar të shpallur, prej më shumë se 1 muaj qeveria nuk i shlyen në kohë detyrimet për këto zëra duke krijuar një situatë kaotike.
Burime i thanë Top Channel se faturat pranohet nga thesari, por pagesat e tyre nuk ekzekutohen pa dhënë asnjë shpjegim zyrtar. Por punonjësit e administratës nuk janë të vetmit që kanë probleme financiare me qeverinë.
Edhe kompanitë private, të cilat kanë kryer investime publike apo sdhërbime të tjera për qeverinë vazhdojnë të kenë vështirësi dhe vonesa të gjata në shlyerje. Borxhet e prapambetura të qeverisë arritën në vitin 2010 deri në 0.7 për qind e Prodhimit Kombëtar, duke u shndërruar në shqetësim edhe për Fondin Monetar Ndërkombëtar.
Fillimisht ishin kompanitë e ndërtimit, por së fundmi ankesa për detyrime të pashlyera po vijnë edhe nga kompani të fushave të tjera, si ato telekomunikacioneve apo biznese të tjera që kanë kryer shërbime për administratën. Qeveria është në nevojë për para, dhe thesari i shtetit po shndërrohet në një makth për shumicën e individëve apo biznesive private që kanë marrëdhënie financiare me shtetit.
Dhe kjo nuk është hera e parë që qeveria bllokon pagesat. Vitin e kaluar përmes një urdhëri të posacëm qeveria ngriu të gjitha pagesat për dietat e administratës, trajnimet dhe një sërë zërash të tjerë, që për gjithë gjysmën e dytë të vitit. Por këtë herë duket se vështirësitë financiare të qeverisë kanë nisur më herët, që në muajt e parë të vitit duke ngritur sërish pikëpyetjen se sa i qëndrueshëm është buxheti që qeveria miratoi vetëm tre muaj më parë.
Top Channel