FMN jep shifrat për Shqipërinë, ja sa pritet të rritet ekonomia dhe në çfarë niveli parashikohet të jetë inflacioni Deputeti socialist Erjon Braçe ka publikuar fakte të reja, që sipas tij dëshmojnë për abuzimet e mëdha në koncesionet e naftës.
Këtë herë zoti Braçe thotë se në vitin 2008, Albpetrol ndryshoi marrëveshjen koncesionare të Patos Marinzës, për të lehtësuar kompaninë private, që shfrytëzon këtë vendburim nga pagesa e taksave.
“Janë ndryshuar disa nga nenet e marrëveshjes në vitin 2008. E para kur faktori R, pra të ardhurat, pjesëtuar për shpenzimet, është më i vogël se 1, qeveria i njeh si kosto kompanisë, të zbritshme 10 për qind të rentës minerarë dhe ajo që ka të bëjë më e keqja ka të bëjë me faktin se kur faktori R, raporti midis të ardhurave dhe shpenzimeve është i barabartë, apo më i madh se 1, kompanisë i njihet si shpenzim i zbritshëm 100 për qind e rentës minerare”, tha Braçe.
Në tetë vite kompanitë e naftës në Shqipëri nuk kanë paguar asnjë lekë tatim fitimi, pasi gjithmonë kanë deklaruar bilance me humbje. Me ndryshimin ligjor që ka bërë Albpetrol me bekimin e qeverisë krijohen kushte që edhe nëse kompanitë dalin me fitim sërish të mos paguajnë tatim mbi fitimin.
“Në momentin dhe tani jemi në vitin 2011-2012 e në vijim, kur faktori R është më i madh se sa 1 dhe jemi tamam në të tilla kushte, atëhere renta minerare do të njihet si shpenzim 100 për qind i zbritshëm, duke hyrë pikërisht në koston e shpenzimeve të kompanisë, duke i shtuar akoma edhe më shumë koston e shpenzimeve dhe duke bërë të pamundur pagimin e tatim fitimit. Mos harroni tatim fitimi është 50 për qind e fitimit”, tha Braçe.
Në vitin 2008, pasi nuk kishte arkëtuar asnjë lekë në buxhet nga kompanitë e huaja që shfrytëzonin pasuritë nëntokësore, qeveria vendosi një taksë të re, rentën minerare në masën 10 për qind të të ardhurave bruto. Por kjo taksë do njihet si shpenzim i zbritshëm për kompanitë e naftës, kur ato do fillojnë të paguajnë tatim mbi fitimin.
Top Channel