Eshte përkujtuar në Shkodër dy prilli i vitit 1991, ku mbetën të vrarë dëshmorët e demokracisë gjatë protestës 21 vite më parë.

Kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli dhe drejtuesit e pushtetit lokal kane vene kurora me lule ne memorialin e kater deshmoreve te demokracise Arben Brocit, Nazmi Kryezit, Bujar Bishanakut dhe Besnik Cekes.

Kryetarja e parlamentit Jozefina Topalli pasi ka vleresuar diten e 2 prillit, si nje gur themeli ne demokracine shqipatre kerkoi opozites te  refelektoje.

“Është një moment në të cilin ne duhet të reflektojmë, aq më tepër kur mendon se qoftë edhe dje në një hartim të tij, ai që bën çdo ditë ciu-ciu në Twitter-in e tij, fliste për të përndjekurit, tamam siç fliste Nexhmije Hoxha 10 ditë më parë. Kjo të bën të mendosh se ata sa herë që bëjnë Re:Fressh kthehen 20 vite përpara. Gramoz Ruçi, thotë se nuk jam Gramoz Ruçi, Ministri i Brendshëm që urdhëroi ekzekutimin e këtyre katër të rinjve, 21 vite më parë. Edvin Rama thotë se nuk kam djali i Kristaq Ramës, i cili firmosi për varjen e poetit Avzi Nela, Fehmi Abdiu thotë se nuk jam ai që firmosi me dorën e tij ekzekutimin e Avzi Nelës dhe kështu me radhë të gjithë”, tha Topalli.

Pas vendosjes se kurorave me lule drejtuesit e pushtetit lokal dhe kryeparlamentarja ka bere vizita ne familjet e kater deshmoreve te demokracise.

Top Channel