Lodrat qe tregtohen ne vendin tone,ne tregje ambulatore por edhe dyqane e
qe nuk permbajne asnje etikete apo ndonje informacion mbi përbërjen e
tyre  kane rrezultuar te demshme per jeten e femijeve.

Koalicioni Shqiptar per Sigurine e Lodrave permes nje deklarate ka theksuar se ne shume lodra qe tregtohen ne Shqiperi jane konstatuar lende kimike te rrezikshme.Ne raportin e testit të lojrave te pergatitur nga Instituti i Fizikës Bërthamore të Zbatuar dhe Universiteti i Shkencave, ka rezultuar se tek kukullat, indikatorët e PVC-se paraqitnin rezultate shumë më tepër normës së lejuar.

Ekspertet kane saktesuar se shume lende dhe komponime jane potencialisht toksike dhe ne pjesen me te madhe te etiketave te lodrave nuk ka patur asnje indikacion mbi permbajtjen e lodrave. Lëndët kimike të gjetura tek Testimi Publik i Lodrave tregon dhe një here se lëndët toksike që u gjendën mund të jenë një pjesë e mijëra të kimikateve që mund të jenë të pranishme në produktet e përditshme të destinuara për fëmijët dhe prinderit e kane te pamundur ta dine.

Lendet kimike si dioksidi i titaniumit shkakton dhe kancer në qëniet njerëzore, ndersa disa lëndë të tjera mund të shkaktojnë probleme të rënda shëndetësore, si kancer, dëmtimin endometriozale, dëmtime neurologjike, dëmtime të sistemit imunitar, probleme të frymëmarrjes, dëmtime të mëlçisë dhe të veshkave deri në defekte të lindjes.  

Lodrat e testuara me rezultat pozitiv për PVC nuk ishin të etiketuara si të tilla në produkt ose paketim, duke e bërë pothuajse të pamundur për prindërit që të zgjidhnin PVC-free produkte për fëmijët e tyre.

Top Channel