Aksident në rrugën Lezhë-Shkodër, 5 te plagosur

30/03/2012 00:00

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në autostraden Lezhë-Shkoder, në hyrje të qytetit të Lezhës.

Dy automjete janë perplasur për pasojë kanë mbetur të plagosur 5 persona dhe konkretisht Ramadan Kadria 58 vjec, Besmir Kadria 21 vjec te dy nga Balldreni, Anastas Gjata 20 vjec, Erland Nushi 23 vjec dhe Artan Shabani 20 vjec nga Fieri.

Nje nga te plagosurit eshte derguar ne Spitalin Ushtarak, kater te tjeret ne spitalin e Lezhes.

Në aksident u përfshinë një mjet tip benz me targa AA 413 DD dhe një makinë Volkswagen me targa LE 7405 A

Aksident në rrugën Milot-Rrëshen, 6 të plagosur

Një parakalim i gabuar ka shkaktuar një aksident të rëndë në autostradën Milot-Rrëshen mbrëmjen e së enjtes. Një autoveturë tip Audi, ku udhëtonin 6 pjestarë të një familjeje nga Dibra, ka dalë nga rruga si pasojë e humbjes së kontrollit të mjetit, e për pasojë janë plagosur rëndë të gjithë personat që ndodheshin në mjet, njëri prej të cilëve një fëmije dy vjecar.

Të plagosurit janë transportuar për në spitalin e Lacit, por nisur nga gjendja e rëndë shëndetësore, sipas drejtorit të spitalit të këtij rrethi Arben Bruka, ata u dërguan menjëherë në spitalin ushtarak të Tiranës nga ku mësohet se janë në gjendje kritike për jetën.

Sipas të dhënave të para të policisë, mësohet se drejtuesi i automjetit që u aksidentua, ka tentuar të parakalojë por ka humbur kontrollin dhe makina ka përfunduar dhjetëra metra larg rrugës.

Fier, makina del nga rruga, vdes 17-vjeçari

Një aksident me pasojë një të vdekur dhe një të plagosur ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes në Fier.

Ngjarja ka ndodhur në rrethrrotullimin e Patosit, ku një automjet me targa greke ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën 17-vjeçari Fabio Mema që udhëtonte si pasagjer dhe është plagosur rëndë drejtuesi i mjetit 19- vjeçari Klodian Mema.

Ne vendi ne ngjarjes kane mebrritur menjehere uniformat blu te cilat kane nisur menjehere punen per zbardhjen e shkaqeve te ketij aksidenti. Paraprakisht mendohet se shkak ka qene humbja e kontrollit nga ana e drejtuesit. I plagosuri u dergua ne spitalin e Fierit per te marre ndihmen mjekesore.

Top Channel