Kombinati, dje dhe sot

29/03/2012 00:00

Kombinati mbetet një nga lagjet simbol të Tiranës, pasi ai lindi vetëm
pas ndërtimit të kompleksit të madh industrial dhe u rrënua pas mbylljes
së tij.

Kjo zone u popullua menjehere, pas viteve 50. Fuqia punëtore përbëhej kryesisht nga gratë. Por me mbylljen e fabrikave, çdo gjë u la pezull. Pas 22 vitesh kjo lagje fundore e kryeqytetit vendoset nën vezhgimin e sociologut italian Luigi Za, i cili permes nje libri ka risjelle, jeten e kesaj lagje para viteve 90 dhe ne ditet e sotme, një lagje e cila po degradon cdo dite e me shume.

“Ky kërkim zgjati 2 vite, por kam 8 vite që e mendoja. Për mua rëndësia e Kombinatit është e dyfishtë. E para është lidhja e fabrikës me lagjen, cka e tregon dizenjimin e urbanistik i kësaj lagjeje që i përkiste punëtorëve. Njerezit jane treguar te dashur me ne. E verteta personale, e secilit prej individeve eshte ajo çka ne percaktojme si te vertetë, e në fakt është ajo që përcakton të vërtetën tonë”, thote sociologu.

Por si është jeta e familjeve që jetojnë në këtë zonë dhe konkretisht brenda mureve të fabrikave të braktisura që sot janë kthyer në banesa? Paula Skalpi dhe Franceska Shisternino kane kryer te gjithe kerkimin shkencor.
200 familje jane vene ne fokus te ketij kerkimi dhe nga perpunimi i te dhenave jane evidentuar problemet, sociale, shendetesore dhe ekonomike me te cilat perballen çdo dite keto familje, qe jane pjese e qenesishme te lagjes se Kombinatit. Prezantimi i ketij libri eshte zhvilluar ne ambientet e Universitetit Europian.

Top Channel