Kryeministri Sali Berisha, në mbledhjen e qeverisë deklaroi se do të
shtyhet afati i amnistisë fiskale deri në fund të gushtit, por vetëm për
rivlerësimin e banesave nga qytetarët.

Biznesi nuk përfiton nga kjo shtyrje e afatit dhe amnistia përfundon për ata, në fund të kësaj jave.

“Ministria e Financave, vetëm për zërin banesa, të zgjasë afatin gjer me datën 31 gusht, në mënyrë që edhe emigrantët që vijnë, të kenë mundësi të legalizojnë banesat e tyre.Kjo kërkesë bëhet e domosdoshme, së pari nga fluksi i madh që është në zyrat e regjistrimit të pasurive”, tha Berisha.

Kryeministri Berisha paralajmeroi edhe një qasje të re të shtetit, ndaj sëmundjes së autizmit, e cila prek ne shqiperi 450-500 femije ne vit.

“Eshtë shumë e domosdoshme që të ngremë pranë institucioneve pediatrike, njësitë e diagnostikimit të hershëm të autizmit, të pregatisimin specialistët tanë dhe duhet të heqim dorë nga qendrat polivalente për fëmijët me probleme. Këto qendra duhet të jenë të profilizuara, duhet të ketë qendra ditore për ata që janë mbi 18 vjeç”, tha Berisha.

Kryeminsitri paralajmeroi edhe nje levizje te re shtetore qe synon ne angazhimin vullnetar te qytetarve per pastrimin e mjedisit. “Pushteti vendor të mbështesë nismën e Shoqërisë Civile për mjedisin.Ligjet për mbrojtjen e mjedisit janë shumë të mira, por Shqipëria ende mbetet një vend ende larg normave qe duhen”, tha Berisha.

Shefi i qeverisë theksoi se  Ministria e Mjedisit duhet të marrë të gjitha masat të përcaktojë të gjitha zonat, hartën e ndërhyrjeve dhe administrata, shkollat, institucionet, komunitetet në mbarë vendin të angazhohen në këtë ditë për mjedisin.

Qeveria ka vendosur qe data 20 prill, te jete ‘dita e Shqiperise se
paster’, nisme kjo ne dukje e kopjuar nga shoqeria civile, e cila kishte
vendosur kryerjen nje aktivteti te ngjashem, disa me pas, ne fillim te
majit.

Top Channel