SHBA, shpallet fajtor hakersi i showbiz-it

27/03/2012 12:30

Një shtetas amerikan është shpallur fajtor për hyrjen ilegale në postat elektronike të yjeve të ndryshme të artit, si Scarlett Johanson, dhe për dërgimin e fotove të tyre nudo web site-ve të tjera.

Christopher Chaney, 35 vjeç nga Xheksonvill i Floridës, pranoi nëntë akuza të ngritura ndaj tij, përfshirë atë të hyrjes së paautorizuar në kompjutera dhe për përgjime telefonike.

Prokurorët deklaruan se zoti Chaney kishte hyrë në mesazhet elektronike të mbi 50 këngëtarëve e aktorëve amerikanë. Atij iu urdhërua të mbahet nën arrest deri në vendimin që do të jepet më 23 korrik, ku ai mund të dënohet me 60 vjet burg.

Gjithashtu, Chaney mund të paguajë edhe një gjobë që mund të arrijë deri në 2.2 milionë dollarë, si dhe të dëmshpërblejë viktimat e sulmeve të tij pirate me shuma që variojnë nga 15 mijë deri në 400 mijë dollarë.

35-vjeçari, që fillimisht u vetëdeklarua i pafajshëm ndaj akuzave, u arrestua në tetor të vitit 2011 në kuadër të një hetimi 1-vjeçar të FBI-së mbi hyrjet ilegale në kompjuterat e yjeve amerikane, të koduar me emrin “Operacioni Hackerazzi”.

Mes viktimave të tjera ishin aktorja e “Friends with Benefits”, Mila Kunis, këngëtarja Christina Aguilera dhe aktorja e “High School Musical”, Vanessa Hudgens.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA