Rihanna planifikon verën me Ashton Kutcher

26/03/2012 00:00

Rihanna po mundohet të bindë Ashton Kutcher për të kaluar verën me të në Londër.

Këngëtarja nga Barbados i ka kërkuar aktorit që të qëndrojë në Angli gjatë qershorit dhe korrikut, muaj kur Rihanna do të zhvillojë një tur koncertesh.

Kjo është një shenjë tjetër që Rihanna e ka seriozisht me Kutcher, i cili është beqar që nga nëntori i kaluar, kur u nda nga Demi Moore.

Sipas ‘The Sun’, këngëtarja ka tetë javë që del me aktorin dhe javën e kaluar e ka prezantuar edhe me vëllain e vogël.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA