Aksion në Tiranë dhe zonat përreth, arrestohen dy persona. Sekuestrohen kokainë, armë të ftohta dhe një automjet luksoz Prej fillimit të vitit 2012 në Gjendjen Civile të Korçës qytetarët nuk
mund të pajisen me certifikata si pasojë e mosfurnizimit me certifikata
nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile.
Edhe pse jane te domosdoshme per nje sere dokumentash, per qytetaret marrja e certifikatave eshte shnderruar thjesht ne nje odise te gjate pritje, ndersa nga ana e bashkise ky lloj dokumenti eshte huazuar nga bashkite e tjera.
Shpesh qytetaret i drejtohen sporteleve te Gjendjes Civile ne pritje per te marre certifikata te llojeve te ndryshme, por ne vend te ketij dokumenti pajisen me flete formati A4, ku nga punonjeset e gjendjes civile shenohen te dhenat dhe gjenerelitetet e nevojshme.
Ky problem nuk eshte regjistruar per here te pare pasi edhe pergjate viteve te fundit e njejta situate ka krijuar probleme dhe vonesa per qytetaret.
Top Channel