Nis menjëherë lufta mes Mamdanit dhe Donald Trump, kryebashkiaku i ri i Nju Jorkut bën gati 200 avokatë kundër Presidentit amerikan
Pas përballimit “me sukses” të tragjedisë së Tuluzës, presidenti francez, njëkohësisht edhe kandidat për një mandat të dytë, Nikolas Sarkozy, iu rikthye fushatës elektorale.
Njëkohësisht me rinisjen e fushatës, janë rikthyer edhe “kërcënimet” e presidentit francez ndaj Bashkimi Europian përsa i përket sistemit të lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave, që njihet ndryshe “Shengen”.
Gjatë një tubimi elektoral në qytetin e Ruilit, Sarkozy ka ripërsëritur kërkesën e tij ndaj Brukselit dhe vendeve anëtare të “Shengenit” për rishikimin e marrëveshjes, duke krijuar një autoritet kontrollues mbarëeuropian.
“Nëse brenda një viti, Europa nuk vendos për rishikimin e politikave të saj përsa i përket marrëveshjes Shengen, Franca do të dalë nga kjo marrëveshje”, ky ishte zotimi i Sarkozy para mbështetësve të tij.
Por jo vetëm Sarkozy është për rishikimin e rregullave të qarkullimit. Ka zëra që thonë se edhe kancelarja gjermane Angela Merkel ndan të njëjtin mendim, pavarësisht se ende nuk e ka shprehur publikisht atë.
Kërkesa për rishikimin e “Shengen” u hodh si propozim nga Sarkozy disa ditë më parë në një tjetër takim elektoral. Në atë kohë, mediat e komentuan këtë deklaratë si joserioze dhe të pabazë, synimi i së cilës ishte thjesht tërheqja e sa më shumë votave nga e djathta ekstreme. Por ripërsëritja e këtij qendrimi, përforcon mundësinë se dalja e Francës nga “Shengen” mund të shndërrohet në realitet, të paktën nëse Sarkozy rimandatohet president.
Top Channel