Itali, pranga tre grabitësve shqiptarë

24/03/2012 09:15

Policia italiane në Venecia ka shmangur një rrëmbim personi, duke vënë në pranga pesë grabitës, tre shtetas shqiptarë dhe dy italianë.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat italiane, sipas të cilave kreu i bandës ishte arratisur nga një burg spanjoll dhjetorin e vitit të kaluar.

Përmes një operacioni blic, agjentët kanë bllokuar në Meolo makinën ku udhëtonin tre shqiptarët, të cilët kishin vendosur maska dhe mbanin në duar pranga plastike dhe një pistoletë.

Shënjestër e bandës, e specializuar në grabitjen e vilave në veri të Italisë, ishte vajza e një biznesmeni të njohur në rajonin e Venetos.

Top Channel