Vjedhja për skrap e pjesëve të hekurudhës ka rrezikuar sot trenin e udhëtarëve të linjës Vlorë-Tiranë.

Ne fshatin Zhame te Lushnjes eshte vene re se ishin hequr pllakat qe lidhin shinat me traversat dhe nese treni kalonte mbi te rrezikonte te dilte nga shinat.

Demtimet e hekurudhes me heqjen e pllakave kane ndodhur ne nje gjatesi prej 2 kilometrash. Ato mendohet se jane hequr gjate nates nga persona te ndryshem per t’u shitur per skrap, fenomen ky qe se fundmi ka demtuar rende hekurudhen. Treni i linjes eshte ndalur sapo eshte vene re demtimi dhe hekurudha ka lajmeruar riparimin e kesaj linje.

Top Channel