Ina Rama takon diplomatin holandez

20/03/2012 00:00

Prokurorja e Përgjithshme Ina Rama gjatë një takimi me Drejtorin e Europes në Ministrinë e Jashtme të Mbretërisë së Vendeve të Ulta, diskutoi në lidhje me çështjet e drejtësisë dhe zbatueshmërisë së ligjit në Shqipëri.

Sipas njoftimit për shtyp të Prokurorisë së Përgjithshme, biseda u fokusua në rëndësinë e pavarësisë së institucioneve të drejtësisë dhe rolit të tyre në forcimin e shtetit të së drejtës.

Prokurorja Rama ka verejtur si çështje të veçantë problematikat me të cilat ndeshen organet e drejtësisë dhe veçanërisht Prokuroria në kryerjen e detyrave të tyre, e parë kjo edhe në kuadër të zhvillimeve aktuale.

Nga ana e  tij, holandezi Werner, vlerësoi performancën e Prokurorisë shqiptare si një nga hallkat e rëndësishme në ruajtjen dhe zbatimin e ligjit, por dhe në rolin pozitiv që ka luajtur ky institucion për imazhin e Shqipërisë në rrugëtimin e proceseve integruese drejt BE-së.

Top Channel