Kampusi i ri universitar, shpejt nisin punimet

19/03/2012 00:00

Universiteti i Tiranës ka dhënë 2 milionë euro për fillimin e zbatimit
të projektit për ndërtimin e Kampusit universitar, i cili do të ketë një
shtrirje prej 40 mijë metra katrorë.

Rektori i Univesitetit të Tiranes Dhori Kule ka pohuar se kete jave do te dergohet ne bashki i gjithe dokumentacioni i kerkuar per marrjen e lejes se ndertimit te ketij kampusi, i cili do te ndertohet ne kete zone.

“Javën e ardhshme do të dorëzohet aplikimi për lejen e ndertimit dhe pasi të merret leja do të përdorim buxhetin tonë, si dhe do të kërkojmë fonde të tjera për ndërtimin e Kampusit, i cili do të ideohet me godina për të gjithë”, tha Kule.

Vlera totale per ndertimin e Korpusit eshte 26 milionë euro, ndaj rektorati ka kerkuar ndihmen e qeverise per financimin e ketij projekti. Dhori Kule, i beri keto deklarata gjate perurimit te nje laboratori ne Fakultetin Ekonomik, i cili do te ndihmoje ne kerkimin shkencor te te rinjve.

Top Channel