Qindra mijëra sirianë u mblodhën në sheshin kryesor të Damaskut, në një manifestim madhor në mbështetje të presidentit Bashar al-Assad.
Mbështetja për presidentin erdhi në përvjetorin e parë të fillimit të protestave masive në vend, që i kanë marrë jetën deri tani mbi 8 mijë civilëve, sipas raportit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Megjithatë, numri i viktimave vlerësohet deri në dy herë më i lartë nga aktivistët e ndodhur në diasporë.
Manifestimi nisi në një bulevard kryesor, ndërsa “lumi i njerëzve” vazhdoi drejt godinave qeveritare dhe rezistencës në të cilën qëndron al-Assad, duke mbajtur në dorë fotografitë e presidentit dhe flamurin kombëtar.
Pavarësisht presionit ndërkombëtar në rritje, al-Assad, njeriu që drejton Sirinë që prej vitit 2000, ka bërë vetëm disa lëshime të vogla ndaj opozitës, si ndryshimi i kushtetutës për të lejuar pjesëmarrjen e partive të tjera përveç asaj në pushtet dhe heqja e gjendjes së emergjencës, veprime që gjithsesi nuk janë vënë në jetë.
Damasku zyrtar nuk njeh asnjë luftë civile në vend dhe as lëvizje që kërkojnë ndërrimin e regjimit. Sipas qeverisë, forcat e saj janë të përfshirë në një luftë kundër militantëve ndërkombëtarë dhe forcave terroriste.
Dhuna në Siri, apel Rusisë dhe Kinës
Një koalicion prej 200 organizatash të ndihmës dhe grupesh për të drejtat e njeriut i bëri thirrje Rusise dhe Kinës të mbështesin përpjekjet e OKB-së për fundin e dhunës në Siri.
Apeli i tyre vjen ne nje vjetorin e shperthimit te protestave kunder presidentit Bashar al Assad. Sirianet e perballuan me nje kurajo te jashtezakonshme shtypjen e eger te regjimit, thuhet ne deklarate, por mbi 8.000 vete humben jeten, ndersa bota rrinte menjane e bente sehir.
Te dy vendet te cileve iu drejtua kjo thirrje kane bllokuar rezolutat mbi sirine ne keshillin e sigurimit te OKB-se. Moska dhe pekini e kundershtojne nderhyrjen nderkombetare me pretekstin se do te conte ne nje ndryshim te detyruar te pushtetit ne Siri. Te pashqetesuara nga indinjata qe kane shkaktuar neper bote veprimet e tyre, forcat qeveritare siriane nisen bombardimin e qytetit jugor te Deraa-s, vendlindja e protestave vetem pak kohe pasi kishin rimarre nen kontroll Idlibin kufitar me Turqine.
1.000 refugjate siriane kane kaluar kufirin turk qe prej dites se merkure, nje rritje e ndjeshme kjo e fluksit te te shperngulurve pergjate muajve te fundit.
E ndersa përpjeket diplomatike për zgjidhjen e krizes vazhdojne, “Amnesty International” thote se të arrestuarit gjatë trazirave kundër presidentit Assad janë torturuar. Trajtimi qe po i behet te ndaluarve ne kete vendi, argumenton organizata ne raportin e publikuar se fundi, hyn ne krimet kunder njerezimit. Apeli i grupeve te te drejtave te njeriut i drejtohet komunitetit nderkombetar qe te bashkohet e te ndihmoje ti jepet fund tmerrit ne Siri. Ata i bene gjithashtu thirrje autoriteteve vendase te lejojne hyrjen pa pengesa te punonjesve humanitare, monitoruesit e huaj si dhe pranine e gazetareve.
Top Channel