" /> ">

Konkursi për kupën “Imagine”

15/03/2012 23:34

Projekti “Busines to Busines”  i paraqitur nga Studentët e Fakultetit të Shkencave Natyrore, pjesë e Universitetit të Tiranës është shpallur fitues i kupës “Imagine”.

Studente nga 8 universitete të ndryshme shtetërore dhe private, kanë garuar në këtë konkurs të parë teknologjik kombëtar studentor, i cili zhvillohet në rang global prej 9 vjetësh dhe ka numëruar herën e kaluar mbi 350 mijë pjesëmarrës nga 100 shtete.  

Këtë vit organizohet edhe në Shqipëri nën kujdesin e Microsoftit me ndihmën e disa organizatave dhe bizneseve që operojnë në vendin tonë.

Fokusi i këtij projekti është inkurajimi i të rinjve në prurjen e risive në fushën e teknologjisë, duke përdorur imagjinatën dhe krijimtarinë e tyre.

“Aktiviteti i sotëm është një shembull i ndryshimit dhe demonstron edhe më tepër potencialin përdorimin e teknologjisë së informacionit në zgjidhjen e problemeve ekonomiko-sociale”,  tha Joseph C.Ëilliams, Drejtor i USAID në Shqipëri.

I pranishëm në event ishte edhe Kryeministri Berisha i cili evidentoi rolin e studenteve per te ardhmen dhe përparimin e vendit.

“Unë besoj tek studentët, besoj pasi projektet më të fuqishme qëndrojnë në ëndrratë tuaja, në imagjinatën tuaj, ju ftoj  të mos keni asnjë kompleks për fuqinë tuaj mendore, pasi asgjë nuk përcakton fuqinë mendore të një individi se sa imagjinata e tij”, tha Sali Berisha, Kryeministër i Shqipërisë.

Tema e këtij viti ka qënë “Imagjinoni një botë ku teknologjia ndihmon në zgjidhjen e problemeve me të vështira” dhe është bazuar në objektivat e mijëvjecarit të Kombeve te Bashkuara, për zgjidhjen e problemeve që shqetësojnë shoqërinë sot, si varfëria, lufta kundër sëmundjeve apo cështjet gjinore.

Skuadrës fituese do t’i krijohet mundësia të garojë edhe në rang global, si dhe të marrë pjesë në finalen botërore e cila do të zhvillohet në Melburn të Australisë në verën e këtij viti.

Top Channel