Është zyrtare: femrat çmenden pas këpucëve dhe nuk ngopen kurrë me to.
Janë këpucët dhe çantat ato që na dallojnë garderobën tonë nga të një mashkulli, ndërsa ky i fundit ende s’e ka kuptuar se pse na duhen më shumë se 3 palë këpucë. Përse duam edhe takat e larta edhe takat e ulëta, edhe balerinat edhe çizmet mbi gju, edhe çizmet e shkurtra, edhe çizmet me pellush, edhe sandalet platformë edhe këpucët oksford…dhe lista nuk mbaron.
Jemi gjithmonë në një kërkim të vazhdueshëm për këpucën perfekte të momentit.
Edhe stilistët apo revistat vetëm sa na e theksojnë këtë mani tonën. Victoria Beckham ka mbi 1000 këpucë, Kim Kardashian flet vetëm për Lebutinët e saj, Lady Gaga gjithmonë të çudit me format më të çuditshme të këpucëve nga Aleksander McQueen apo dizajner japonezë. Në puntatën e parë të Big Brother 5, një nga diskutimet më të mëdha në rrjetet sociale ishin këpucët Giuseppe Zanotti të Arbanës pa takë. Â
Eh këpucët! T’i pyesësh vajzat në Tiranë nëse do të donin një garderobë plot me këpucë, do të ishte një pyetje e rëndomtë sepse përgjigja dihet që PO. Por, të gjesh vajza ndër to që kanë mbi 70 palë këpucë dhe nuk ndalojnë së bleri, sa herë kanë mundësinë, kjo është më e rrallë. Majlinda Toska, Elona Minga dhe Rezarta Skifteri nuk e konsiderojnë një veshje nëse nuk kanë këpucën e duhur. Për to, këpuca është aksesori më i rëndësishëm.
Majlinda shprehet: “Këpucët janë pika ime e dobët dhe nëse shoh një palë, do t’ia bëj patjetër qefin vetes.â€
Ngjyrat e ndezura, takat e larta dhe të çuditshme janë pasioni më i madh i Elonës. Ajo nuk humb rast për të shkuar për shopping dhe për të blerë një palë këpucë të reja: “Nëse shkoj në një dyqan dhe shoh një palë këpucë, më duhet t’i blej patjetër sepse në të kundërt nuk më ze gjumi gjithë natën dhe të nesërmen në mëngjes do kthehem për t’i blerë.â€
Kurse Rezarta Skifteri i ka të qarta idetë: “Unë dashurohem me këpucët që të japin impaktin parë. Nëse hyj në dyqan dhe një palë këpucë më krijojnë ndjesinë e duhur, atëherë them: Këto këtu janë të miat!â€
Majlinda thotë se sa më të larta t’i ketë këpucët aq më mirë ndiehet. Por ajo nuk mjaftohet me kaq: “Unë kam mbi 90 palë këpucë dhe gjithmonë kujdesem që të jenë cilësore sepse kjo është shumë e rëndësishme jo vetëm për look-un, por edhe për trupin.â€
Një stiliste kujdeset shumë për imazhin e saj. Për Rezartën nuk ka rëndësi vetëm veshja, madje për të këpucët janë si një vepër arti që bën ndryshimin.
“Janë kaq shumë palë këpucë në ambientet e shtëpisë sime saqë kam filluar t’i vendos etiketa me përshkrimet përkatëseâ€, shprehet Rezarta.
Â
Për femrat nuk ka rëndësi çmimi, për to, këpucët janë dashuria më e madhe e femrave.
Top Channel