Projekti për parlamentin, zyrtarizohet fituesi

13/03/2012 00:00

Në vendimin e Komitetit Shtetëror për ndërtimin e kompleksit të ri
parlamentar mbizotëroi diskutimi nëse projekti do të duhej të
përzgjidhej sipas vendimit të jurisë ndërkombëtare, që nuk përcaktoi
projektin më të lirë, apo të përzgjidhej në bazë të kostos financiare.

Diferenca e projektzbatimit mes studios vjeneze, te shpallur fituese nga juria nderkombetare dhe asaj te studios italiane, ne vend te dyte ishte rreth 4 milione euro. Ndersa oferta e studios franceze, ne vend te trete, nuk u diskutua pothuajse fare, pasi ajo kishte çmimin me te larte se te gjitha projektet ose rreth 6 milione euro me shume sesa firma vjeneze, e shpallur fituese per te bere projektzbatimin e maketit.

Pasi kapercyen dilemen për koston, komisioni vendosi me vote unanime qe kompleksi i ri parlamentar te ndertohet sipas projektit te ideuar nga studio vjeneze, qe u shpall fitues nje vit me pare nga juria nderkombetare. Ky projekt, sipas te dhenave zyrtare nga Kuvendi i Shqiperise, nuk eshte me i shtrenjti mes projekteve te propozuara per ndertimin e parlamentit te ri te Shqiperise, por kostoja e tij mund te shkoje edhe mbi 105 milione euro, përfshi edhe koston e projektzbatimit.

Vlera financiare do te saktesohet kur studioja vieneze te dorezoje pas disa muajsh projektin e detajuar te zbatimit, qe do te thote se ka shume gjasa qe parlamenti i ri te mos nise ndertimin ne 100-vjetorin e pavaresise.

Projekti fitues i kompleksit te ri parlamentar eshte dizenjuar si nje ndertese ansambel, qe reflekton vlerat themelore demokratike, eshte i hapur, transparent dhe bashkevepron me publikun. Ajo qe vecanerisht, vleresojne arkitektet eshte se salla e parlamentit, e vendosur ne bazen e godines, reflekton sundimin e fuqise se elektoratit, pasi e vendos publikun mbi anetaret e zgjedhur te Kuvendit, pa i hequr te drejten salles kryesore te parlamenit te jete qendra metaforike dhe fizike e nderteses. 

Top Channel