Referendumi kundër mbetjeve

12/03/2012 00:00

Mbi 60 mijë shqiptarë kanë hedhur firmën e tyre për mbajtjen e një referendumi për ligjin e ri të menaxhimit të mbetjeve.

Në një tryeze, ku ishin të pranishëm përfaqësues të shoqerisë civile, ambasadorë dhe politikanë është diskutuar mbi kuadrin ligjor për organizimin e referendumit popullor.

“Tek neni 126, paragrafi 3 i Kodit Zgjedhor është një dispozitë, e cila ndër të tjera krijon kushtet për të realizuar referendumet për të shfuqizuar pjesë të ligjit, ndërkohë që kjo dispozitë është në kundërshtim me Kushtetutën e Shqipërisë, e cila në nenin 150 të saj, pikën 1, përcakton se referendumet mund të zhvillohen për shfuqizimin e ligjit”, thotë Kristaq Kume, ish-kryetar i KQZ-së.

Ndërsa ish-anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Sokol Sadushi tha:”Eshtë një cështje procedure që do të vendosin organet përkatëse. Unë jam i mendimit se çështjen përfundimtare nëse duhet bërë ose jo referendumi duhet ta marrë Gjykata Kushtetuese”.
 
Besnik Mustafaj tha se referendumi eshte nje prakitke, e cila eshte marre peng nga politika.

“Referendumi është praktikisht i marrë peng nga klasa politike, sepse tri referendumet e realizuara janë nisma të klasës politike”, tha Mustafaj.

Blendi Klosi tha se opozita e mbeshtetur kete nisme te nje levizjeje qytetare. “Ne nuk kemi qenë prapa këtij procesi, por krah më krah me ju. Anëtarët e PS në të gjithë Shqipërinë kanë qenë në mbështetje të hapur të një të drejte të hapur”, tha Klosi.

Ardian Klosi ka bere nje permbledhje te historikut te referendumit ne vendin tone, qofte atij politik apo te shoqerise civile. Ne vitin 1994 shqiptaret moren pjese ne referendumin e pare, ate per kushtetuten e republikes ndersa ne vitin 1997 u votua per formen e shtetit, mes reopublikes dhe monarkise. Ne te dyja rastet kane qene nisma te ardhura nga qeveria.

Ne vitin 2005 Aleanca per Mbrojtjen e Gjirit te Vlores u refuzua te organizoje nje referendum per te kundërshtuar ndertimin e nje TEC-i, ndersa kjo eshte tentative e me e fundit e shoqerise civile, me fokus serish mjedisin.

Top Channel