Jeta e një 24-vjeçari ndryshoi në mënyrë drastike, pasi e dashura e tij e braktisi pasi nuk e pëlqente më fizikisht.
Jonny Laidler, katër vjet më parë peshonte 125 kilogramë dhe ishte shumë i shëndoshë për gustot e të dashurës, e cila vendosi të ndahej, duke e lënë të tronditur.
Për muajt të tërë, Laidler nuk arrinte të dilte nga shtëpia për shkak të trishtimit, ndërsa nisi të hante shumë pak. Gjatë kësaj periudhe, ai humbi 50 kilogramë dhe u bë i përshtatshëm për të marrë pjesë në një konkurs modelimi, në të cilin doli fitues.
Pa e menduar, Jonny nisi një karrierë si model dhe tani është i shumëkërkuar nga kompani dhe shoqëri të ndryshme, për të realizuar reklamimin e produkteve të ture.
”Asnjëherë nuk e kisha menduar se do të merresha me diçka të tillë në jetën time. Është e mrekullueshme dhe e pabesueshme se si arrita të fitoja. Gjithmonë kam qenë një njeri entuziast brenda vetes dhe kam qenë i lumtur me mënyrën se si dukesha edhe kur isha i shëndoshë. Të arrija në këtë formë fizike nuk ka qenë kurrë qëllimi im”, shprehet 24-vjeçari, i cili sot është i lumtur për ngjarjen që i ndodhi katër vjet më parë.
”Ndonjëherë duhet të kalosh prova të forta në jetë dhe mënyra se si u ndava ishte traumatike, por ajo më shërbeu shumë dhe kam ecur shumë përpara që prej atëherë”, deklaroi ai në një intevistë.
Top Channel