CEZ, fushatë ndërgjegjësimi për kursim

12/03/2012 00:00

Në kuadrin e një fushatë për përgjegjshmërine shoqërore të shoqërisë
CEZ-Shpërndarje, godina e Pediatrisë në spitalin rajonal të Durrësit do
të përfitojë një ndriçim ekonomik dhe një kursim prej afro 2 milionë
lekë në vit.

Si nje nga kompanite me te medha ne vend, CEZ Shpërndarje ka ndermarre se fundmi nje fushate per Pergjegjshmerine Shoqerore te Korporates, e cila perfshin nje sere projektesh qe synojne permiresimin e jetes ne komunitet, nepermjet aktiviteteve te ndryshme ne sektorin e energjise.

Nisma vleresohet edhe nga drejtori i spitalit te Durresit, Taulant Baku.

Spitali i Durresit qe konsiderohet nje nga klientet e rregullt dhe bashkepunues i ngushte i kompanise, u perzgjodh nga CEZ-Shpërndarje si perfituesi i pare i kesaj nisme qe do te vijoje ne te ardhme me projekte te ndryshme te Pergjegjshmerise Shoqerore.

Top Channel