Pak centimetra larg gllabërimit

09/03/2012 14:10

Një fokë i shpëtoi vdekjes për vetëm një pëllëmbë, pasi një peshkaqen katër metra i gjatë e sulmoi në ujë.

Një grup turistësh ishte duke lundruar në një gji pranë Afrikës së Jugut dhe duke fotografuar një fokë që po notonte në sipërfaqe, kur një peshkaqen e ngriti furishëm prenë, në një sulm pingul nga poshtë.

Megjithatë, falë një doze të pabesueshme fati, foka i mbeti peshkaqenit në hundë, duke rrëshqitur përsëri në det, ku u zhyt në thellësitë në të cilat mundi t’i shpëtonte grabitqarit.

Fotografia e sjella nga turistët ishin realisht të pabesueshme, dëshmi e sulmit të një prej kafshëve më të rrezikshme në botë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA