Kapiteni i “Titanic”, trans-oqeanikut që u fundos në udhëtimin e tij të parë drejt Amerikës, ndodhej në barin e anijes në momentin që ajo u përplas me ajsbergun dhe jo në drejtimin e anijes.
Kështu të paktën zbulohet nga një letër e Emily Richards, e mbijetuar e tragjedisë në atë mbrëmje të ftohtë të 15 prillit të 1912-s.
“Pashë kapitenin Edward Smith në ambientet e barit në momentin e përplasjes, thotë ajo. Më pas anija nisi të anohej dhe gjërat rrodhën shumë shpejt”, thuhet në letrën e Richards dërguar në atë kohë familjes së saj.
Titanic u mbyt më 15 prill 1912 dhe në bordin e saj ndodheshin më shumë se 2200 persona, rreth 900 prej të cilëve anëtarë të personelit të shërbimit. Vetëm 710 persona, pasagjerë dhe disa pjesëtarë të ekuipazhit mundën t’i shpëtonin fatit tragjik.
Top Channel