Muaji mars, i paqëndrueshëm

04/03/2012 00:00

Ndonëse zyrtarisht kemi hyrë në stinën e pranverës dhe e shtuna dhe e diela shënuan ditët e para të saj me mot të kthjellët, temperatura deri në 19 gradë celcius në zonat bregdetare dhe ato të ulëta, duket se marsi nuk na premton se do të vijojë i tillë.

Meteorologët parashikojnë se duke filluar nga e hëna do të ketë  paqëndrueshmëri që do të shoqërohet me reshje shiu.

Sipas meteorologëve reshjet e shiut do të vijojnë deri në datën 9 mars. Por për shkak të futjes se një rryme ajrore nga Evropa veriore në drejtim të Adriatikut do të ketë dhe një zbritje të temperaturave me 4 gradë celcius.

Top Channel