Tropojë, krim i rëndë në familje

03/03/2012 00:00

Një krim i rëndë në familje ka ndodhur në fshatin Luzhë të Tropojës, ku një burrë ka vrarë bashkëshorten për motive të dobëta.

Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave shtetasi Xhemal Abazi ka vrarë bashkëshorten Namije Abazi pas një debati.

Burimet nënvizojnë se pas kryerjes së krimit autori është vetëdorëzuar në polici dhe aktualisht ndodhet në një prej qelive të komisariatit.

Ky është krimi i parë në familje që regjistrohet për muajin mars, ndërkohë që ngjarje të këtij lloji u konstatuan kryesisht vitin e kaluar.

Ekspertët vlerësojnë se vrasjet brenda familjes vijnë si pasojë e kushteve të rënda sociale dhe ekonomike, por edhe nga mungesa e pranisë së shtetit në zonat e thella.

Top Channel