Gjermani, minutë heshje për viktimat e neonazistëve

23/02/2012 17:30

Kancelarja Gjermane, Angela Merkel, i cilësoi dhjetë viktimat e neo-nazistëve si një fatkeqësi për vendin, ndërsa i bëri apel familjeve të viktimave për falje.

Nëntë persona me origjinë turke dhe një police janë konfirmuar të vdekur pas vitit 2000, pasi rrëmbeheshin dhe ekzekutoheshin gjakftohtësisht nga një grupim i motivuar nga arsye racore.

Në nderim të tyre, një ceremoni u organizua në Berlin, ndërsa në vend u mbajt një minutë heshtje e përgjithshme. Merkel u tha familjarëve të viktimave se “I gjithë vendi vajton me ju”.

Njëkohësisht, ajo premtoi që do të bëjë gjithçka që ka në dorë për të parandaluar përsëritjen e ngjarjeve të tilla të shëmtuara në të ardhmen.

Në fjalimin e mbajtur në kryeqytet, Merkel pranoi edhe përgjegjësinë shtetërore për moszbulimin në kohë të agresorëve.

Të vetëquajtur “Rrjeti i Nëndheshëm Nacional-Socialist”, grupi i përbërë nga disa naziskinë veproi i pazbuluar për vite, duke bërë që kritika të ashpra të mediave të drejtoheshin ndaj punës së policisë dhe shërbimeve sekrete.

Top Channel