Tensione në Gadishullin Korean

20/02/2012 00:00

Koreja e Jugut zhvilloi disa seanca stërvitore ushtarake pranë kufirit me Korenë e Veriut, pavarësisht kërcënimeve të Penianit për “raprezalje”.

Stërvitjet që përfshinë edhe përdorimin e municoneve të vërteta, u konsiderua nga Koreja komuniste si provokim ushtarak i paramenduar. Stërvitja u zhvillua pranë ishullit, ku në vitin 2010 u vranë 14 korano-jugorë nga sulmet e Veriut.

Sipas mediave nuk pati reagime ushtarake nga Koreja e Veriut, megjithatë tensioni mbetet i lartë në rajon. Analistët thonë se Seuli kërkon të tregojë se është i gatshëm të përballet me cdo kërcënim dhe me sa duket është lodhur me rolin e “viktimës”.

Dy koretë, pjesë e të njëjtit komb, teknikisht janë ende në luftë. Asnjë marrëveshje paqe nuk është nënshkruar pas armëpushimit që i dha fund konfliktit të armatosur nga 1950-1953.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA