Sulmet e afganëve me uniformë

20/02/2012 22:45

Sulmi në provincën afgane të Kandaharit, ku u përfshinë dhe komandot shqiptarë, u krye nga persona të armatosur, të veshur me uniformat e policisë afgane.

Mund të kenë qenë militantë që janë hequr si pjestarë të forcave policore vendase, mund të kenë qenë të infiltruar. Ne mediat e huaja, rasti po trajtohet si pjesë e një tendence shqetësuese në rritje që po ngre shumë pikëpyetje mbi sigurinë e rekrutëve afganë.

Muajin që shkoi, Franca pezulloi programin e saj të trajnimit në këtë vend dhe kërcënoi me tërheqjen e trupave një vit përpara afatit, pasi një ushtar afganë qëlloi dhe vrau katër ushtarë francezë në një bazë në lindje të Afganistanit.

Nëntorin e 2010-ës, një pjesëtar i forcës policore kufitare, me një dosje shërbimi të shkëlqyer, masakroi 6 ushtarë amerikanë që ishin ulur e po pinin caj gjatë një seance stërvitore rutinë. Shumëkush pyeti përse e bëri. burimet e inteligjencës nxituan të deklaronin se ishte rekrutuar nga talebanët, një version i fakteve me të cilin familjarët e Ezatullah Vazirval nuk u pajtuan kurrë.

Që prej vitit 2007, ka patur më shumë se 45 sulme të këtij lloji, të kryera nga njerëz brenda strukturave afgane të sigurisë. Më shumë se 75% e tyre janë regjistruar vetëm brenda dy viteve të fundit.

Eprorët e Vazirval mbetën pa fjalë kur dëgjuan sesi një njeri mëse i rregullt, që nuk kishte thënë apo bërë ndonjëherë ndonjë gjë të dyshimtë ose të pazakontë, papritmas ktheu armën nga amerikanët.

Parandalimi i rreshtimit të militantëve në radhët e Forcave të Sigurisë mbetet një sfidë madhore për autoritetet afgane.

Por zyrtarë të anti-terrorizmit që kanë studiuar rastin e Vazirval-it, paralajmëruan se mund të ketë të tjerë sulme renegatësh, për faktin e thjeshtë se shumë ushtarë afganë vijnë nga zona që kontrollohen prej rebelëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA