Obama: SHBA dhe Iran mund të jenë partnerë

20/02/2012 21:10

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës kërkojnë dialogun me Iranin dhe nuk ka asnjë arsye përse të dy vendet të jenë në konflikt me njëri-tjetrin”.

Këto janë fjalët e Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, që lëshoi një apel paqeje, në prag të festës së Sulltan Novruzit, që shënon fillimin e vitit të ri iranian.

“Kjo festë e shenjtë për popullin iranian vjen në një moment tensioni të marrëdhënieve midis dy popujve tanë. Por, unë kam bindjen absolute se Irani dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë në gjendje që të gjejnë gjuhën e përbashkët dhe të punojnë së bashku si partnerë”, shtoi Obama, në mesazhin e tij.

Ambiciet bërthamore të Teheranit e kanë bërë vendin subjekt të sanksioneve të shumta ndërkombëtare, ndërsa Uashingtoni ka refuzuar që të përjashtojë mundësinë e një ndërhyrje ushtarake si një opsion për zgjidhjen e krizës.

Megjithatë, SHBA ka bërë të qartë që dialogu është zgjidhja e preferuar dhe që një ndërhyrje, nëse do të vijë, duhet të ketë një mbështetje të gjerë ndërkombëtare dhe se nuk mund të jetë e njëanshme nga ana e amerikanëve apo izraelitëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA