Presidenti i ardhshëm i Gjermanisë (me shumë mundësi) do të jetë pastori protestant Joachim Gauck.
“Nuk mund te bej nje fjalim, jam konfuz nga ndjenjat. Eshte e pamundur. …Por një gjë dua te them, detyra ime duhet te jetë pranë njerezve qe pranuan kete pergjigjesi, qe ndodhen kudo ne kete vend, jo vetem ne nivel politik. Une dua te punoj ne menyren qe njerezit te marrin pergjegjesi dhe jo te qendrojne larg jetës publike, si vizitorë apo vëzhgues kritikë”, tha Gauck.
Megjithëse, ishte zgjidhja e opozitës, kancelarja gjermane Angela Merkel iu nënshtrua-sic thone mediat- presionit politik dhe mbështeti kandidaturën e tij.
“Pas bisedimeve intensive dhe marrjes ne konsiderate te propozimeve te ndryshme apo personaliteteve, rame dakord per një kandidat. Ky kandidat i përbashket eshte aktivisti i te drejtave te njeriut dhe ish- kreu i arkives per Sherbimet Sekrete te Gjermanise Lindore. Ne e propozojme ate per postin e presidentit te Gjermanise”, tha Merkel.
Gauck ka humbur zgjedhjet e majit të vitit 2010 që i fitoi ish-presidenti Wulff, i cili nga ana e tij dha dorëheqjen pas akuzave për korrupsion.
Me mbështetjen e partive kryesore të vendit, zgjedhja e Gauck si president i Gjermanisë muajin e ardhshëm do të jetë thjesht një formalitet.
72-vjeçari Gauck është i njohur për punën e tij si disident në Gjermaninë Lindore dhe për nxjerrjen e sekreteve nga arkivat e policisë sekrete gjermane pas rënies së Murit të Berlinit, duke bërë publike krimet e kryera.
Top Channel